Vendosni fjalën kyçe....

Manchester United ia beson ekipin Solskjaerit, norvegjezi në krye të “djajve” për 3 vjet


Manchester United ka emëruar Ole Gunnar Solskjaer si trajner të përhershëm, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me teknikun norvegjez.

Solskjaer, 46 vjeç, erdhi për të drejtuar përkohësisht ekipin për të cilin kishte luajtur vite më parë, pas shkarkimit të portugezit Mourinho në muajin dhjetor.

Por nën drejtimin e tij ekipi ka bindur duke u kthyer në garë për një nga katër vendet e para si dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Solskjaer e mori ekipin në gjendje më të keqe të mundshme vitet e fundit por arriti të shuajë mosmarrëveshjet në klub dhe të marrë më të mirën nga lojtarët dhe për këtë flasin rezultatet e arritura nga Manchester United.

Në muajin prill, ekipi anglez do të ndeshet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve dhe nënshkrimi me Solskjaer e rrit edhe më shumë besimin e teknikut dhe lojtarëve për vazhdimësinë.

Në Premierligë, United është 3 pikë larg vendit të tretë dhe pritet të jetë në garë deri në javën e fundit për arritje e këtij objektivi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *