Mjeku i njohur Petrit Vargu, është bashkuar me vendimin e kolegëve të tij të opozitës, duke refuzuar mandatin e deputetit. Vargu ishte kandidat i LSI-së në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2017.
“Të nderuar miq! Shumë njerez më pyesin nëse do të shkoj në parlament apo jo? Natyrisht me “pro “dhe “kunder”sipas bindjeve politike që kanë.
Vendimi im i lirë është të jem gjithmonë miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time në këtë lloj parlamenti.
Ju respektoj të gjithëve.”, shkruan Vargu.
Në protestën e 21 shkurtit, deputetët e opozitës dorëzuan në bllok mandatet e tyre. Të gjithë përveç Myslym Murrizit dhe Rudina Hajdarit nga PD-ja dhe Lefter Kokës nga LSI-ja.
Por disa kandidatë të LSI-së dhe PD-së në listat e qershorit të 2017-ës, kanë pranuar mandatet e djegura të kolegëve duke mos respektuar vendimin e marrë nga opozita e bashkuar.
KANË MARRË MANDATIN:
PARTIA DEMOKRATIKE
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Kanë dorëzuar formularët:
Arben Elezi – PD
Adriatik Alimadhi – PD
Amra Borova – LSI