Vendosni fjalën kyçe....

“Mos përdor forcë” – policët s’përmbahen as para gazetarëve


Vetëm pak minuta më parë ka patur përplasje mes forcave të policisë dhe gazetarëve dhe kameramanëve që po raportojnë nga vendngjarja për protestën e opozitës.

Institucioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme është i gjithi i rrethuar nga forcat e policisë, pasi pritet mbërritja e ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Hollandës, Ferdinand Grapperhaus.

Por kur gazetari Erion Skëndaj po mundohej të merrte informacione nga policët, ata e kanë shtyreë me forcë për ta larguar.

“Nuk më ndalon dot të raportoj. Të lutem mos përdor forcë”, janë fjalët që Skëndaj përdor.

Policia te Ministria e Brendshme ka tërhequr me forcë protestuesit, mes tyre edhe gra, me arsyetimin se po prishin imazhin para delegacionit holandez.

“Po na prishni imazhin me protestën”, është shprehur një nga efektivët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *