Një qytetar është gjakosur në protestën e sotme. Zotëria ka treguar para kamerave se një nga policët e ka goditur me grusht, ndërsa një tjetër efektiv i është drejtuar me fjalët “shkele me këmbë”.
“Policia më ra dhe njëri tjetër i tha shkele me këmbë. Polici! Dhe tjetri i tha shkele me këmbë ai shoku tjetër. Nga Tirana jam”, tha protestuesi.
Ai ka treguar se nuk ka qenë duke shtyrë dhe nuk ka kryer asnjë veprim kundër policisë, por thjesht ka rastisur të ndodhet aty.
“Jo. Unë isha aty para ai ma këputi në grusht. Po pse ta prek me dorë, s’kam punë të prek policë me dorë unë. Janë vëllezërit tanë.”, tha zotëria i cili ende ishte i tronditur nga dhuna e ushtruar.