Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Europian voton pro procesit për liberalizimin e vizave të Kosovës


Parlamenti Evropian ka votuar ditën e sotme për të vijuar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj, shkruan Lajmi.net.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë në një postim në faqen e saj në “Twitter” se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

“Shumica kanë votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë tani”, është shprehur ajo.

Parlamenti Evropian ka diskutuar për këtë çështje të mërkurën mbrëma dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje.

Fajon e ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *