Vendosni fjalën kyçe....

Përpiqet të shpëtojë çadrën, fluturon disa metra në ajër bashkë me të (Video)


Pamjet e habitshme të një personi i cili fluturon në ajër bashkë me çadrën që po përpiqej “të shpëtonte” janë bërë virale dhe shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Personi i identifikuar si Sadik Kocadalli, u përpoq të parandalonte fluturimin e një çadre për shkakm të erës së fortë në mes të një stuhie të fortë por në fund “mori më shumë sesa kishte paguar”.

Kocadalli hipi mbi bazën e çadrës në një përpjekje për të siguruar pak peshë që do e ndalonte çadrën të fluturonte në ajër, por era e fortë e ngriti atë në ajër duke lënë miqtë e tij me gojën hapur.

“Unë jam mirë. Pasi e kuptova se çadra do vijonte fluturimin në ajër u hodha poshtë. Besoj se para se të hidhesha, isha ngritur rreth 3 ose 4 metra në lartësi.”, u tha gazetarëve Kocadalli, që në këtë rast u duk një personazh i denjë për “Mary Poppins”.

Një burrë tjetër, Mehmet Ali Bicakci, nuk ishte aq me fat se Kocadalli, pasi ai u rrëzua pa ndjenja dhe theu një këmbë dhe një brinjë, pasi çadra që kishte fluturuar në ajër, ra sërish në tokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *