Presidenti amerikan Trump tha për rubrikën “Hannity” në “Fox News” se qeveria ruse do kishte preferuar Hillary Clinton-in si presidente, pasi ajo nuk do ia kishte dalë mbanë t’i kundërvihej industrisë energjetike të Rusisë.
“Po e sqaroj edhe njëherë këtë punën e Rusisë. Nëse do të kishin ndonjë gjë për mua, do të kishte dalë shumë kohë më parë, ndoshta shumë kohë para se të futesha në garë për në Shtëpinë e Bardhë, sepse kjo do u kishte volitur më shumë”, tha Trump në intervistën e tij të parë që prej publikimit të hetimit të Robert Mueller.
“Unë shpresoj që ne të merremi vesh me rusët, por për ta do të kishte qenë shumë më mirë Hillary Clinton si presidente,” shtoi ai.
Presidenti vijoi duke thënë se Kremlini kishte më shumë arsye për të mbështetur Clinton-in, i cila vetëm sa do e kishte ndihmuar industrinë energjetike të Rusisë, duke qenë se kandidatja demokrate i kundërshtoi kërkimet dhe shpimet amerikane për naftë dhe gaz.
Komentet e Trump erdhën pas publikimit të hetimit të Robert Mueller lidhur me marrëveshjen e fshehtë të pretenduar mes fushatës së Trump dhe Rusisë, duke mos gjetur prova të një komploti dhe as për te penguar drejtësinë. /Hashtag.al