Vendosni fjalën kyçe....

Rusia i përgjigjet SHBA-së: Largohuni ju të parët nga Siria!


Pas kërkesës së Donald Trump-it që Rusia të largojë trupat ushtarake nga Venezuela, vjen përgjigja nga Moska. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kërkoi që fillimisht Shtetet e Bashkuara të tërhiqet nga Siria.

Zakharova i kërkoi Trump-it të mbante premtimet për Sirinë.

 “Para se të vendosë për fatin e vendeve të tjera, do i këshilloja të mbante premtimet e bëra ndaj komunitetit ndërkombëtar”, tha diplomatja ruse.

“Trump tha se SHBA do të tërhiqte trupat nga Siria – një muaj ka kaluar. Do të doja të sqarohesha nëse ata janë tërhequr apo jo”, tha Zakharova.

Ky reagim i Zakharovës vjen pas kërkesës që presidenti i SHBA-së Donald Trump,  i bëri Rusisë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Fabiana Rosales, bashkëshorten e Juan Guaidos, liderit opozitar të Venezuelës që u vetëshpall president i përkohshëm.

Kujtojmë se SHBA-ja ishte vendi i parë që njohu Guaidon si lider të Venezuelës. Shumë shtete të tjera e kanë mbështetur Guaidon, pas SHBA-së, duke përfshirë edhe shumicën e vendeve në Amerikën Latine.

Por presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, ka mbështetjen e Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *