Vendosni fjalën kyçe....

Rusia kundërshton thirrjen e SHBA-ve për tërheqjen nga Venezuela

Specialistët ushtarakë rusë ndodhen në Venezuelë në kuadër të një marrëveshje me qeverinë e zgjedhur dhe SHBA-ja nuk ka të drejtë t’i kërkojë atyre të largohen, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Rusia është një prej mbështetësve më të fuqishëm të qeverisë venezuelase të Nicolas Maduro, duke dhënë vitet e fundit miliarda dollarë hua për vendin amerikanojugor ndërkohë që është në prag të kolapsit ekonomik.

SHBA-ja, bashkë me shumë vende të Amerikës Latine dhe fuqi evropiane, mbështesin liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido në kërkesat për zgjedhje të reja për të rrëzuar presidentin, Nicolas Maduro ndërkohë që mungesat në ushqime dhe ilaçe kanë shkaktuar protesta masive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *