Vendosni fjalën kyçe....

Studentët paralajmërojnë protesta, 90% e kërkesave nuk janë plotësuar


Këshillat studentore në universitet kryesore në vend kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke theksuar se pikat e kërkuara nga ta nuk janë plotësuar të gjitha.

Siç sqarojnë në një letër të bërë publike ata theksojnë se përgjysmimi i tarifave nuk është bërë për të dyja nivelet dhe është plotësuar vetëm pjesërisht në ciklin Bachleor.

Një pikë tjetër që është konstatuar nga studentët ka të bëjë me votën e  tyre, pesha e të cilës sipas tyre duhej bërë në Janar të 2019, por deri më tani argumentojnë ata, nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë.

Ata argumentojnë se shkarkimi i Anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme pasi ende sipas studentëve, në disa universitete ata nuk janë shkarkuar.

Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Gjithashtu në këtë letër ata venë në dukje edhe një herë plotësimin e dy kërkesave madhore:

      1.Rrëzimin e Ligjit të Arsimit dhe

  1. Marrjen në seriozitet të plotësimit të të gjithë kërkesave të tyre


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *