Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se policia nuk po i lejon qytetarët të protestojnë. Ajo denoncoi forcat e rendit për dhunën që po ushtrojnë ndaj gravë që marrin pjesë në protestë.
“Ne do protestojmë kudo. Parlamenti ilegjitim është sot i rrethuar nga të gjitha anët nga qytetarët. Policia nuk po i lejon qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Kemi marrë leje për protestën. Denoncojnë dhunën që policia po ushtron ndaj grave që protestuese.” – tha Vokshi.
Në zonën e pedonales ndalohet kalimi për qytetarët dhe ish-deputetët ashtu si dhe në zonat e tjera përreth parlamentit.
Rreth 1300 forca policie janë angazhuar ditën e sotme për protestën e opozitës së bashkuar.
Opozita e bashkuar po zhvillon sot para parlamentit protestën e radhës ashtu siç ka ndodhur para çdo seance plenare.
Sot pritet betimi i dy kandidatëve nga lista e Partisë Demokratike, që kanë pranuar mandatin e deputetit, Arben Zeneli dhe Adriatik Alimadhi.