Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do ketë” – Mesazhi i prerë i Bashës


Në fjalën e tij para mijëra mbështetësve në selinë e Partisë Demokratike, Basha tha se mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe se Rama duhet të largohet.

Ai shtoi se orët e bandës po numërohen mbrapsht ndërsa theksoi me forcë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do ketë.

“Qëndresa jonë po hap një horizont të ri shprese për çdo shqiptar, çdo burrë e grua që do të ndërtojë këtu një të ardhme europiane. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht me çdo bashkim të jashtëzakonshëm proteste si ky i sotmi. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë dhe qartë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë.

Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do ndalet deri sa ta bëjë realitet.

Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare, por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, qytetarëve, demokracisë, lirisë.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *