Vendosni fjalën kyçe....

10 vjet në NATO, Kryemadhi: Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për  10-vjetorit e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO falenderon SHBA-në si aleatin strategjik dhe mbështetjen kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.“10 vite më parë, më 1 prill 2009, Shqipëria shënoi ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj moderne, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior.
 
Sot është dita për të shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin tonë strategjik, SHBA, i cili ka qenë mbështetja vendimtare për aftësimin dhe antarësimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
 
Antarësimi në Aleancë e rreshtoi Shqipërinë mes kombeve të tjera partnere që kontribojnë dhe garantojnë sigurinë kolektive, në funksion të paqes dhe zhvillimit në zonën Trans-Atlantike dhe përtej saj.”, thuhet në deklaratën e Kryemadhit.

Sipas kryetares së LSI-së, Shqipëria ka kontribuuar si kurrë më parë në këto 10 vite si anëtare e NATO-s. Kryemadhi garantoi nga ana e LSI-së se si forcë politikë do  vazhdojë kontributin në të ardhmen për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n.

“Në këto 10 vite, si anëtare e NATO-s dhe pjesë e misioneve të saj paqeruajtëse, Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë.
 
Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare.
 
Prandaj, lufta  në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n, si organizata më e fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur njerëzimi.
 
Si kryetare e LSI-së, dëshiroj të vlerësoj gjithë kontributin që ka dhënë kjo forcë politike për antarësimin e Shqipërisë në  NATO dhe në marrëdhëniet me të, si dhe të garantoj për vazhdimësinë në rritje të këtij kontributi në të ardhmen.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *