Në takimin e zhvilluar për “Bashkinë që Duam” në Durrës kreu aktual i kësaj bashkie Vangjush Dako shprehu dëshirën edhe për një mandat tjetër por kryeministri edhe pse falënderoi për punën e bërë nuk i dha konfirmimin Dakos dhe as nuk prezantoi ndonjë emër tjetër për qytetin bregdetar.
Kështu Rama e la të paqartë se kush do jetë kandidati për këtë bashki duke mos rikonfirmuar emrin e Dakos por edhe duke mos dhënë një emër të ri.
“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, do shkojmë për ato shumë gjëra që duhet të bëjmë. Përpara 4 vitesh ju kemi thënë do zgjidhet problemi i kanalizimeve dhe do jetë drejt zgjidhjes furnizimi me ujë dhe kjo ka ndodhur.
Do transformojmë Porto Romanon në një park të ri. Nuk diskutohet se janë një sërë projektesh të mira e kësaj bashkie falë Vangjushit që ka pasur projekte. Kështu që mos dëgjoni jo po do bëhen zgjedhje të parakohshme, jo po do shtyhen, jo po do vijnë ndërkombëtarët do thonë meqë po qan Luli jepi biberonin. I dhamë 15 biberonë para dy vitesh, ai prapë nuk rritet. Le të rrijë në rrugë dhe të forcohet të bëhet gati më 2021”- u shpreh Dako.