Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Spanjë


Detaje të reja janë publikuar nga media spanjolle La Verdad  nga vrasja e shqiptarit në Spanjë.

Viktima është identifikuar si Deda, 46 vjeç, është publikuar edhe një foto të tij.

Sipas mediave spanjolle, pas përfundimit të autopsisë në trupin e të ndjerit, është zbuluar se ndaj 46-vjeçarit është ushtruar torturë brutale nga disa burra.

Ata i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Të dhënat e para të Gardës Civile thonë se vrasja e ndodhur në shtratin e lumit Guadalentín, në Totana, është e tipit mafioz dhe mbase ka ndodhur për larje hesapesh.

Vrasja me një plumb në kokë, i çojnë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë nga profesionistë.

Hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë torturuar në mënyrë të tmerrshme për orë të tëra në një shtëpi të vetmuar dhe është e mundur që vendi ku u gjet në shtrat të lumit është vetëm një zonë e zgjedhur për të hequr qafe trupin dhe automjetin me të cilin ishte zhvendosur.

46-vjeçari ka punuar për vite të tëra si truprojë në klubet e natës, prandaj hetimi kryesor po përqendrohet tek kontaktet dhe marrëdhëniet që mund të ketë pasur gjatë punës së tij duke fituar armiqësinë e njerëzve të lidhur me krimin e organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *