Vendosni fjalën kyçe....

Ekspertja për Ballkanin: Në qershor s’ka negociata anëtarësimi


Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel nuk mendon se do të ketë hapje negociatash për anëtarësimin e Shqipërisë në BE këtë qershor. Në një intervistë për Deutche Welle, Deimel tha se nuk mendon se ka për të patur negociata anëtarësimi në gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi.

“Me gjendjen e tanishme nuk ka për të pasur negociata anëtarësimi. Nëse do të kishte një gjuhë të përbashkët, do të kishim pasur prej kohësh reformën zgjedhore, edhe reforma në drejtësi do të kishte ecur më përpara. Do të kishte pasur procese gjyqësore të mbyllura edhe në nivele të larta që dyshohen për korrupsion apo lidhje me kriminalitetin, e jo vetëm kundër peshqve të vegjël. Do të kishim pasur edhe një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, për shembull.”, është shprehur Deinmel.

Ndër të tjera, ekspertja për Ballkanin u pyet edhe për akuzat e opozitës ndaj qeverisë për blerje votash.  Sipas Deinmel, edhe në zgjedhjet e 2017-ës janë raportuar parregullsi por asgjë nuk ndodhi dhe rezultatet u njohën nga të gjithë.

“Audiopërgjimet që u publikuan në fillim të shkurtit nga Voice of America donin të provonin blerjen e votave nga PS. Për fat të keq blerja e votës është një fenomen i njohur i zgjedhjeve të fundit parlamentare, edhe vëzhguesit e OSBE kanë raportuar për parregullsi përkatëse. Problemi është, se pas kësaj asgjë nuk ndodhi.

Rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 e njohën të gjitha partitë politike, edhe ne ndërkombëtarët, e para së gjithash edhe BE. Pra, parimisht është e drejtë që nga ana e BE thuhet që çështja t’i jepet drejtësisë që të ndërmarrë hapat e duhur. Edhe nëse sistemi i drejtësisë ende nuk i përgjigjet kritereve europiane të ligjshmërisë dhe ndodhet nën ndikimin e politikës. Por po ashtu ne të gjithë e dimë, se për këtë duhet të ketë qëndrime të qarta dhe në raste shkeljesh Brukseli dhe Uashingtoni duhet të tregojnë vijat e kuqe.”, tha Deinmel.

VINI RE: Intervistën e plotë mund ta lexoni te Deutche Welle


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *