Grabitet një pikë e “Western Union” në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës.
Rreth orës 09:00, një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave dhe ka kërcënuar punonjësen.
Autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.
Policia ka marrë dëshminë e punonjëses dhe është vënë në kërkim të autorit.