Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Afghanistan i marrin jetën 14 personave

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku 14 njerëz kanë vdekur për shkak të vërshimeve në këtë shtet.

Autoritetet deklaruan për mediet lokale se nëntë persona kanë vdekur në provincën perëndimore të Heratit dhe pesë të tjerë e humbën jetën në vërshimet që ndodhën në veriperëndim të këtij shteti.

Sipas zyrtarëve lokalë dhe punëtorëve të Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave mund të rritet për shkak të vërshimeve të fundit.

Raportohet se mijëra shtëpi janë shkatërruar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Si pasojë e këtij moti, vlerësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *