Vendosni fjalën kyçe....

Policia ndjek makinën me dy persona në Vlorë, një i arrestuar


Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion ditën, për arrestimin e personave në kërkim. Policia ishte vënë në ndjekje të një mjeti në lagjen “10 korriku”, brenda të cilit ndodheshin dy persona.

Mësohet se gjatë aksionit, është bërë i mundur arrestimi i njërit pre personave, ndërsa tjetri ka mundur të arratiset.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet edhe një armë pistoletë, ndërsa vijojnë kërkimet për personin e arratisur.

Detajet e policisë

Vijojnë denoncimet nga qytetarët në të gjithë vendin për raste të paligjshmërisë.

Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, u arrestua në flagrancë një person me armë zjarri, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe automjeti me të cilin udhëtonin.

Shërbimet e Policisë së Vlorës pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas që po qarkullonin me një automjet dyshohet se kishin armë zjarri, menjëherë organizuan punën duke identifikuar vendndodhjen e personave dhe të automjetit.

Policia u ka bërë shenjë ndalimi por personat që qarkullonin me automjetin Touareg nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31 vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33 vjeçar që mundi të largohej, ku vazhdon krehja e zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *