Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e konsideron Shqipërinë si një vend tranzit për trafikun e drogës.
Vasili thotë se trekëndëshi krim i organizuar, trafik droge dhe pastrim parash, janë kornizat e qeverisjes së kryeministrit Rama. Sipas Vasilit, me Edi Ramën kryeministër vendi po shkon “zi e më zi”.
“Raporti i DASH demaskon shtetin e krimit,trafikut te droges dhe parave te pista te Edi Rames.
Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit demaskon qarte greminen ku ka futur vendin Edi Rama.
Trekendeshi krim i organizuar,trafik droge dhe pastrim parash keto jane kornizat e qeverise se kriminalizuar te Edi Rames qe ka kapur shtetin.
Asnje shqiptar nuk pret më,qe ky armik i betuar i tyre te jete zgjidhja e tyre por vetem shkaterrim i perditshem i tyre.
Me Edi Ramen Shqiperia po shkon zi e me zi.
E gjithe narkoqeverisja me Shqiperi kalon nga nje hallke kriminale tek tjetra ku korrupsioni qeveritar dhe grabitja e miliarda euro nga qeveritaret eshte thelbi shkaterrimtar qe lidh te gjitha.
Te nderuar miq lexojeni ju vete cfare thote Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe nxirni vete perfundimet tuaja per kete situate shperthyese dhe pa shprese ku ndodhet vendi me kete kryeminister.”, thuhet në postimin e Vasilit, i cili bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një pjesë të këtij raporti ku flitet për korrupsionin.