Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Pastrimi i parave pengon zhvillimin e biznesit të ndershëm


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, duke i’u referuar raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ka renditur 4 arsye se si paratë e pista po pengojnë zhvillimin e ekonomisë.

  1. Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirë strukturuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.
  2. Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).
  3. Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.
  4. Real Estate, zhvillimi i projekteve të biznesit dhe lojërat e fatit janë ndër metodat më të mira që janë përdorur për të pastruar paratë.

Më tej Tabaku shkruan se fajin për ngritjen e këtij sistemi kriminal e ka kryeministri Rama.

Nuk ndjejmë asnjë kënaqësi kur çdo herë që kemi folur kemi pasur të drejtë. Këto ja nxijnë faqen Shqipërisë e ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, Edi Rama dhe sistemi kriminal që ka ngritur”- shkruan Tabaku në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *