Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash në kryeqytet, ku dy persona kanë dhunuar një qytetar për ta grabitur.
Kjo ka ndodhur në zonën e njohur si rruga e ‘Barrikadave’, ku pronari i një pike të këmbimit valutor ka qenë duke dërguar në bankë një çantë me para.
Mirëpo dy persona që po e ndiqnin, i kanë zënë rrugën dhe e kanë kërcënuar me thikë dhe e kanë goditur me levë duke i marrë çantën me para.
Mirëpo fatmirësisht pranë ndodhej një patrullë e policisë rrugore e cila ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë një prej personave grabitësve dhe duke marrë mbrapsht çantën me para. Ndërsa personi tjetër ka arritur të largohet.
“Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh. Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pronari i “Exchange”-it ndodhet në spital ku po trajtohet për plagët e marra nga goditjet me levë.