Vendosni fjalën kyçe....

Tre partitë kryesore në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët


Tre parti politike në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Edhe pse ditën e djeshme ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, vlerësoi disa prej reformave të qeverisë, gazeta “De Telegraaf” shkruan se Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi e shohin këtë si të vetrmen mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. ”Për këtë mund të prisje, kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle”.

Një tjetër deputete, Van Toorenburg e cila bën pjesë në të njëjtën forcë politike si Ministri Grapperhaus, ka kërkuar direkt rikthimin e vizave për Shqiptaret.

”Unë dua të di kë fusim në shtëpi, do vi shumë shpejt një debat me ministrin”. Anëtari i Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështet këtë masë: ”Duhet niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”.

Në seancën e radhës të planifikuar me tematikën ”krimi organizuar shqiptar në Holandë”, do shohim nëse shumica e deputetëve holandezë do e mbështesë këtë propozim apo jo.

Me këtë diskutim që po bëhet në Holandë, premtimi i hapjes së negociatave në qershor duket të jetë vetëm një ëndërr.

VINI RE: Artikullin origjinal mund ta lexoni duke klikuar këtu

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *