Makina e autorëve të dyshuar të atentatit ndaj vëllezërve Bilali është gjetur e djegur në periferi të qytetit, disa kilometra më larg në zonën e Livadheve.
Dyshohet se nga këtu ata kanë përdorur një tjetër mjet për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali janë qëlluar me breshëri plumbash para banesës së tyre në lagjen Kiras të Shkodrës, pranë Zooteknikës.
Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, vëllezër, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm me armë zjarri.