Vendosni fjalën kyçe....

20 udhëtarë të dehur devijuan fluturimin, kompania kërkon ndalimin e pijeve në aeroporte


Kompania e fluturimeve Ryanair ka bërë thirrje për ndalimin e alkoolit në aeroportet irlandeze pasi 20 pasagjerë të dehur detyruan devijimin e një fluturimi për në Ibiza në Paris.

Tre nga pasagjerët pasi dolën nga aeroplani u arrestuan nga policia franceze në Paris, gjë që shkaktoi shturjen me tre orë të fluturimit.

Linja ajrore sugjeron limitimin e dy pijeve për një pasagjer ose mosshitjen e alkolit para orës 10.

“Është detyrë e aeroporteve që të kenë masa parandaluese për të frenuar pijen e tepruar dhe problemet që krijon në aeroplan më vonë, në vend që të lejojnë udhëtarët të pinë më tepër seç duhet para fluturimeve të tyre”, tha drejtoresha e komunikimit, Robin Kiely.

Një reagim ka ardhur edhe nga aeroporti i Dublinit, i cili u përgjigj se sugjerimi i Ryanair ishte shumë i ashpër dhe se do të prekte të gjithë pasagjerët për shkak të sjelljes së keqe të një pakice shumë të vogël.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *