Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 10 persona në Gjermani, po planifikonin sulme terroriste


Policia gjermane ka vënë në pranga 10 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant Shteti Islamik.

“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS-it ose simpatizantë të kësaj organizate”, tha zëdhënësi.

Të ndaluarit janë në paraburgim. Agjencia e lajmeve DPA citon zyrtarë vendas të pohojnë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është mësuar ende.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *