Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona fiton derbin e Katalunjës


Barcelona ka fituar kundër Espanjolit në derbin e Katalunjës me rezultatin e pastër 2-0 dhe ka hedhur një hap tjetër drejt titullit kampion.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Në pjesën e dytë timonin në dorë e ka marrë Mesi, i cili me një goditje dënimi, që është devjuar i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 71-të.

Ndërkaq sulmuesi argjentinas ka gjetur golin e dytë në minutën e 89-të me të mjatën e tij pas një asisti të Malkolm.

Kështu Barcelona është në vendin e parë me 69 pikë, 13 pikë më shumë se Atletiko që ka një ndeshje më pak dhe do ta luajë nesër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *