Lideri laburist, në opozitë Jeremy Corbyn, pas votimit në Parlamentin britanik i kërkoi kryeministres Theresa May të ndryshojë marrëveshjen ose të largohet, duke nënkuptuar organizimin e zgjedhjeve të reja.
“Marrëveshja duhet të ndryshohet, nëse May nuk e pranon dot këtë atëherë duhet të largohet dhe t’i mundësojë vendit të vendosë për të ardhmen e tij nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Corbin në Parlamentin britanik.
Edhe liderët e tjerë të partive opozitare i kanë kërkuar May të largohet ndërsa librealdemokrati, Vince Cable ka kërkuar organizimin e një referendumi të dytë mbi Brexit.