“Jelekët e Verdhë” kanë dalë sot në fundjavën e 20-të të protestave në Paris dhe qytete të tjera të vendit.
Ata kundërshtojnë politikat ekonomike të presidentit Macron, ndërsa faza e dytë e “Debatit të Madh Kombëtar” pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
“Jelekët” protestojnë prej më shumë se 5 muajsh. E nisur fillimisht si protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit në vend, ajo u pasua nga kërkesa të tjera ekonomike dhe më pas edhe në kërkesa politike duke qenë se kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron.
Fillimisht kreut i shtetit bëri disa lëshime por edhe ato nuk e shuajtën protestën, që ka vijuar çdo fundjavë dhe ka pasur dëme të shumta materiale por edhe të plagosur nga radhët e protestuesve dhe policisë.
Qeveria franceze e cilësoi të jashtëligjshme protesta në zona të caktuara turistike të Parisit, të cilat janë shmangur nga protestuesit javët e fundit.