Talenti vendosi fatin e takimit ndaj Empolit, duke u dhënë fitoren bardhezinjve, me një gol të shënuar në minutën e 72-të të ndeshjes, vetëm pak minuta pasi ishte hedhur në fushë.
Bardhezinjtë vuajtën shumë në pjesën e parë të takimit, por në 45-minutëshin e dytë morën kontrollin e lojës, të ndihmuar edhe nga zëvendësimet e Allegrit, ndërsa shkuan përkohësisht 18 pikë para Napolit ndjekës në renditje.
Më herët, Udinese arriti të marrë një 3-pikësh me mjaft vlera falë fitores 2-0 në Friuli, ndaj skuadrës së Genoas. Okaka dhe Mandragora shënuan për bardhezinjtë, që iu larguan disi zonës së ftohtë të renditjes.