Sfida mes Tiranës dhe Laçit e përfunduar në barazim 1-1 me një gol në minutën e 99’ nga kurbinasit nuk ka kaluar pa incidente.
Pas përfundimit, lojtarët e Tiranës ishin duke kërkuar llogari ndaj arbitrit kryesor Kridens Meta për akordimin minutave shtesë, ndërkohë lojtarët janë përplasur në tunelin për në dhomat e zhveshjes.
Teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, raportohet edhe për një sherr masiv, me lojtarët bardheblu që ishin tepër të tensionuar pas pësimit të golit, mbi shtesën e akorduar nga arbitri sipas tyre. Siç raporton Panorama , nga këto përplasje është goditur edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo.