Vendosni fjalën kyçe....

“Marshimi i madh i rikthimit” – Palestinezët nisin protestat në kufirin Izrael-Gazë


Palestinezët vazhdojnë të organizojnë mitingje masive përgjatë kufirit Izrael-Gaza, si pjesë e fushatës së rezistencës e nisur pikërisht një vit më parë. Thuhet se një protestues është vrarë nga trupat izraelite vetëm disa orë më parë.

Një palestinez 21 vjeçar vdiq në spital të shtunën, pasi u qëllua teksa protestonte pranë gardhit kufitar një natë më parë, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nëpërmjet një komunikate zyttare deklaruan se nuk kishin informacion lidhur me incidentin. Ushtria më herët njoftoi se sulmoi një “post ushtarak të Hamasit” në Gaza dhe tha se militantët po hidhnin eksplozivë ndaj ushtarëve izraelitë.

Ndërkohë, mijëra protestues që mbajnë flamuj palestinezë janë mbledhur në kufirin Izrael-Gaza për të denoncuar okupimin izraelit të Bregut Perëndimor dhe “bllokadën” e Gazës.

E shtuna shënon një vit që kur filloi fushata masive e protestës. Sipas OKB-së në protestat e vitit të shkuar kanë mbetur të vrarë 189 palestinezë ndërsa më shumë se 6 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *