Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Shkodër, ekzekutohen 2 vëllezër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Kiras” në Shkodër.

Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, vëllezër, janë ekzekutuar me armë zjarri.

Atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas krimit të kryer ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, që është i arrestuar para disa muajsh në Tiranë si pjesë e grupit Bajri.

Në foto: Asmer Bilali

Astrit Bilali ishte pronari i një resorti hipizmi në Shkodër, pranë të cilit para pak kohësh u ekzekutua teksa kalërontë, Arjan Ferracak.

Ky i fundit ishte në shoqërinë e të birit të Astrit Bilalit, Asmerit, kur u qëllua me breshëri plumbash duke humbur jetën. Dyshohet se plumbat ishin nisur ndaj Asmer Bilalit, i cili aktualisht është në burg si pjesë e grupit Bajri.

Makina e autorëve të dyshuar të atentatit ndaj vëllezërve Bilali është gjetur e djegur në periferi të qytetit, disa kilometra më larg në zonëne Livadheve. Dyshohet se nga këtu ata kanë përdorur një tjetër mjet për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali janë qëlluar me breshëri plumbash para banesës së tyre në lagjen Kiras të Shkodrës, pranë Zooteknikës.  

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *