Vendosni fjalën kyçe....

Në 2020 Apple do prezantojë Iphone e gjeneratës së re


Vetëm disa javë pas pretendimit se TSMC do të jetë furnizuesi i vetëm i çipeve 7nanometërsh për iPhonet e këtij viti, digitimes aporton se chipmaker ‘pritet të sigurojë çipet e para 5nanometërshe nga Apple për iPhone 2020’. 

Kompania ET News e Koresë së Jugut, duke cituar burimet e industrisë, më parë ka raportuar se Apple do të debutojë  në vitin 2019 me tre iPhone të rinj, pjesë e gjeneratës së re, të iPhone X dhe XS.

Apple duke pasur 5G në iphone gjatë vitit 2019, do të sjelli risi të reja për gjeneratën e re të Iphoneve.  

Raporti i Digitimes gjithashtu përsëriti pretendimet e mëparshme se AirPods dhe iPadsët e rinj do të debutojnë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një version i ri i Apple Watch thuhet gjithashtu se do të vijë në 2019, por raporti nuk jep informacion për veçoritë apo kohën. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *