Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga lartësia duke punuar te stadiumi, humb jetën në spital 40-vjeçari


Një 40-vjeçar ka rënë nga lartësia duke punuar në kantierin e ndërtimit të stadiumit, bëhet me dije nga policia.

40-vjeçari me iniciale N.I u dërgua në spitalin e Traumës por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *