Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në burgun grek, plagoset një shqiptar


Një i burgosur shqiptar është plagosur me një thikë të improvizuar gjatë mëngjesit të sotëm në burgun e Koridhallos në Greqi, ndërsa gjithçka ndodhi pas një sherri mes tij dhe një të burgosuri tjetër.

Sipas CNN grek, shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar me shpejtësi në urgjencën e spitalit e përgjithshëm të Niceas, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe më pas u kthye sërish në qeli

Nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj, e cila ka vënë në lëvizje edhe autoritetet e burgut të sigurisë së lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *