Vendosni fjalën kyçe....

3 të rinjve u prishet plani i grabitjes, njëri në pranga


Një 26-vjeçar është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas dyshimeve se kanë tentuar grabitjen e një pike karburanti në Durrës. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, seksioni i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit ka marrë informacione se disa persona kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti.

Gjatë aksionit të policisë në kuadër të operacionit “Ndjekja”, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj.

“Në momentin e arrestimit, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Vazhdon puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *