Një shpërthim i fuqishëm tronditi një fabrikë kineze për pjesëve automobilësh, vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi të ngjashëm në të njëjtën krahinë.
Filmimet nga skena e ngjarjes tregojnë tym dhe flakë në fabrikë ku deri tani kanë humbur jetën 7 punonjës ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar.
Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës në vendin e punës që goditi Kinën këtë muaj. Më 21 mars, një shpërthim në një fabrikë pesticidesh në Yancheng vrau 78 vetë.
Të dy tragjeditë ndodhën në provincën Jiangsu. Shpërthimi në Yancheng bëri që autoritetet të forcojnë rregulloret për trajtimin dhe ruajtjen e kimikateve të rrezikshme.