Vendosni fjalën kyçe....

Adele fiton milionat, por babai i saj punon për 50 dollarë në ditë


Ndërkohë që Adele mendohet se fiton më shumë se 80.5 milionë dollarë në vit, babai i saj Mark Evans nuk fiton më shumë se 50 dollarë në ditë, duke transportuar pako.

“The Sun” shkruan se Adele dhe i ati nuk flasin prej vitesh, për shkak se ai e ka braktisur atë dhë nënën e saj Penny Adkins, kur ajo ishte rreth 3 vjeçe.

Këngëtarja 30-vjeçare është parë këtë javë e veshur me një pallto të firmës Balenciaga, e cila kushton rreth 2.525 pound. Kaq ka mjaftuar që tabloidi britanik të shkruajë rreth saj dhe marrëdhënies me të atin.

Adele vendosi ta shkëpuste përfundimisht marrëdhënien me të atin në vitin 2011, kur ai deklaroi në një intervistë se ai është fajtor për jetën e çmendur dashurore të saj. Adele u zemërua shumë me të atin dhe që nga ai moment thuhet se s’donte më t’ja dinte për të.

 “Nuk do dëgjojë më asgjë nga unë.”, thotë Evans.

Një mik i Mark Evans ka deklaruar për The Sun: “Ai e di se ka bërë gabime, por do t’i pëlqente t’i rregullonte gjërat dhe të arrinte ta falnin. Nuk po kërkon paratë e saj apo dicka tjetër, do vetëm të jetë një gjysh normal dhe t’i blejë akullore nipit të tij, gjëra të këtij lloji. E ka zemrën e thyer. Nuk ka një jetë…”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *