Mesditen e sotme është djegur nënstacioni elektrik i Krahësit në Tepelenë. Si pasojë e dëmtimit të transformatorit kanë mbetur pa energji elektrike rreth 1500 familje, ndërprerje e cila pritet të vazhdojë dhe në 24 orët e ardhshme.
Në videon e mëposhtme shihen shtëllunga tymi nga zjarri që ka përfshirë nënstacionin elektrik.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët. Gjithashtu edhe policia si edhe disa specialistë të OSHEE-së.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por besohet se ka ardhur si pasojë e një qarku të shkurtër.