Vendosni fjalën kyçe....

Eksplozivi në Vlorë, policia shpall në kërkim djalin e familjes


Një ditë pas shpërthimit të eksplozivit në Vlorë, policia ka shpallur në kërkim djalin e shtëpisë. Djali me inicialet F.O dyshohet se është personi i cili ka shkaktuar shpërthimin me eksploziv në oborrin e banesës në orën 00:40 të 30 marsit.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,).

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *