Vendosni fjalën kyçe....

Endri Prifti ndalohet nga policia se kishte pirë alkol: Ky shtet ka ik për lesh, 30 veta për mua (VIDEO)


Një ditë më parë këngëtari i njohur Endri Prifti është ndaluar nga policia pasi po drejtonte automjetin ndërkohë që kishte pirë alkol. Pasi është ndaluar, Prifti ka publikuar një video live ku tregon se se sa i acaruar është.

Prifti tregon se ka qenë duke kënduar dhe ndaj kishte pirë edhe tre birra, dhe mund të priste një gjobë por jo që policia ta merrte me vete.

“Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra. Hera e parë që më marrin kështu. Dhe bënin sikur nuk më njihnin. Gjysmat e këtyre sa herë më shihnin më thonin: Ça bën byrazer dhe bap 20-çen në xhep unë. Kurse sot ishin çetë e madhe. Njeriu duhet të jetë i vërtetë si gjithmonë. Duhet të ketë pak kulturë populli. U bëra zarar unë këtyre se kisha pirë tre birra. Të gjithë e dinë që unë pi. Do pi se do këndoj. S’kam bërë asnjëherë zarare. Terror! Terrorizëm në Tiranë. Turp i Zotit. Shteti terror! Ja do hedh një firmë unë. Ja edhe firmën do i vëmë. Ja dhe firmën tjetër. Patjetër mo do paraqitemi. Kaq. Tjetër gjë doni? Bëjnë sikur s’të njohin këta kur janë shumë. Ça të bëj unë. Kam pirë unë… çfarë ke mor më vendos o vëlla gjobën. Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta.”- tha  këngëtari.

Më tej ai tregoi edhe dokumentet ku thuhej se ishte kapur me 0.34 % alkol, gjë të cilën Prifti nuk e konsideronte si arsye të mjaftueshme për t’i sekuestruar makinën dhe për t’i k=rkuar të paraqitet në komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *