Vendosni fjalën kyçe....

Komediani kryeson sondazhet në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë


Komediani Vladimir Zelensky po udhëheq në sondazhet e para pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë me mbi 30% të votave sipas sondazheve të para. I dyti është presidenti i tanishëm, Petro Poroshenko me 17.8%.

Zelensky, një njeri i panjohur në politikë, bëri fushatë me një platformë anti-korrupsion. Sipas disa kritikëve ai është vetëm një figurë pas të cilit qëndron manjatin Igor Kolomoisky, një pohim që të dy mohojnë me forcë.

Fushata e Poroshenkos është fokusuar në premtimin se një ditë Ukraina do të bashkohet me Bashkimin Europian dhe NATO-n, një aspiratë që u mishërua në kushtetutën e Ukrainës gjatë mandatit të tij të parë.

Ai gjithashtu paraqet veten si nacionalist i vendosur, pasi ka propozuar kufizimin e përdorimit të gjuhës ruse në Ukrainë për të promovuar Ukrainën dhe ka shprehur mbështetjen e tij për Kishën Ortodokse të sapoformuar të Ukrainës, të cilën Kisha Ortodokse Ruse nuk e pranon.

Julia Timoshenko, një veterane e politikës ukrainase, është në vendin e tretë me pak mbi 14 përqind.

Ajo shërbeu dy herë si kryeministre dhe kaloi tre vjet burg kur vendi drejtohej nga Viktor Yanukovych

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merr 50 për qind plus një votë, një raund i dytë do të mbahet më 19 prill mes dy kandidatëve kryesorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *