Interi ka pësuar një humbje të rëndë mbrëmjen e sotme në Milano ndaj Lacios. Të besuarit e trajnerit Spaleti janë ndëshkuiar nga një gol i vetëm, i shënuar që në minutën e 13-të të takimit nga Milinkoviç-Saviç.
Me këtë fitore Lacio rikthehet në garë për të paktën një nga gjashtë vendet e para që e çojnë në Ligën e Europës sado që ajo e Kampionëve mbetet objektivi madhor për romanët.
Interi nga ana e tij ka ruajtur vendin e tretë por me Milanin 2 pikë më shumë poshtë nuk mund të ndihet aspak i qetë duke qenë se deri në fund të sezonit ka edhe 9 javë.
Reali i Madridit nga ana e tij ka shpëtuar në minutat e fundit të ndeshjes falë një goli të Karim Benzema.
Madrilenët po barazonin deri në minutën e 89-të me modestët e Hueskas dhe për pak rrezikuan të ngecin, sado që për pjesën e mbetur të sezonit nuk kanë ndonjë synim për të arritur.