Mamaja e ardhshme Meghan Markle, thyen traditën mbretërore prej katër dekadash duke shmangur spitalin ku lindën Kate dhe Princesha Diana.
Ajo dhe Princi Harry kanë vendosur të mos e lindin fëmijën e tyre në spitalin e Shën Marisë në Paddington.
Në vend të këtij spitali, çifti ka zgjedhur një njësi materniteti më afër shtëpisë së tyre Windsor. Kate dhe Princi Uilliam kanë pozuar për mediat jashtë spitalit në Pattington pas lindjes së tre fëmijëve të tyre.
“Ky fëmijë nuk do të lindë në Lindo. Mjekët atje thonë se Meghan nuk dëshiron të kopjojë Kate. Harry dhe Meghan kuptojnë se ka interes të madh publik, por ky fëmijë nuk është një trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit dhe ata duan që lindja të jetë sa më private.
Meghan është nervoze në lidhje me komplikime të tilla si një emergjencë cezariane dhe nuk dëshiron të përballet me presionin që të duket sa më e kuruar vetëm pak orë pas lindjes.”, tha një burim për “The Sun“.
Kujtojmë se Kate është detyruar tre herë të dalë para kamerave vetëm pak orë pas lindjes dhe për më tepër në taka.
Kate me taka pas lindjes: