Brunei ka kundërshtuar kritikën globale në rritje lidhur me miratimin e dënimit me vdekje për homoseksualët dhe tradhëtinë bashkëshortore.
Shteti mysliman në Azinë Lindore me një popullsi prej rreth 400,000 banorësh, do të zbatojë ligjet e Sheriatit nga 3 prilli.
Ata kërkojnë të ndëshkojnë këdo që do shpallet fajtor nga një gjykatë e sheriatit të sodomisë, kurorëshkeljes dhe përdhunimit me dënimin me vdekje, duke përfshirë gurëzimin.
Ata që gjenden fajtorë për vjedhje mund të përballen me amputimin e një gjymtyre. Ndëshkimet, të cilat gjithashtu zbatohen për fëmijët, janë përshkruar në seksione të reja nën Kodin Penal të Bruneit.
Brunei njoftoi së pari masat në vitin 2013, por zbatimi është vonuar pasi zyrtarët përpunuan detajet praktike. Disa aspekte të ligjeve do të zbatohen për jo-muslimanët.
Zyra e Kryeministrit tha në një deklaratë të shtunën se ka në plan të vazhdojë me legjislacionin e ri. Monarkia e Bruneit është një nga vendet më të zhvilluara në Azinë Lindore, që nxjerr të ardhurat e saj nga nafta.