Vendosni fjalën kyçe....

Turqia paralajmëron Greqinë e Qipron: Asgjë në Egje dhe Mesdhe s’do bëhet pa lejen tonë


Shefi i Shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Akar, ka lëshuar një tjetër paralajmërim ndaj Greqisë dhe Qipros lidhur me detin Egje dhe Mesdheun lindor.

Sipas Akar, askush nuk do të mundet të marrë një vendim për këto zona lidhur me veprimtaritë e ndryshme aty pa miratimin e Ankarasë.

Duke folur gjatë një inspektimi të trupave turke në kufirin sirian, Akar tha se ishte një “detyrim ligjor” për të gjithë që të respektonin statusin e ishujve dhe pjesën tjetër të çështjeve që rrjedhin nga traktatet.

Turqia, tha ai, nuk do të tërhiqet nga interesat dhe të drejtat e tij “në detet tona”.

Të enjten, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Evangelos Apostolakis përsëriti shqetësimin në rritje të Athinës lidhur me sjelljen e fqinjit të saj lindor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *