Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Sllovaki duke u bërë kështu e para grua në krye të shtetit.
Avokatja e mjedisit Caputova e cila puthuajse s’ka fare eksperiencë në politikë, mundi diplomatin e profilit të lartë Marc Sefcovic.
Pas numërimit të 98.1 për qind të votave, Caputova doli fituese me 58.3 për qind, ndërsa kundër Sefcovic, mori 41.7 për qind të votave.
Zonja Caputova, e cila mbron të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshton ndalimin e abortit në Sllovaki, kishte fituar 40 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, para dy javësh.
“BBC” shkruan se Caputova i ka kornizuar zgjedhjet si një luftë mes të mirës dhe të keqes. Zgjedhjet vijnë një vit pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak i cili po hetonte korrupsionin në nivelin e lartë të qeverisjes.