Vendosni fjalën kyçe....

Agjentët që masakruan gazetarin saudit, u trajnuan në SHBA – “Washington Post”


Të paktën disa prej agjentëve sauditë të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, u trajnuan në SHBA si pjesë e planit më të gjerë të Uashingtonit për të “modernizuar” inteligjencën saudite, thotë një raport i ri i “Washington Post”.

Anëtarët e “Grupit të Ndërhyrjes së Shpejtë Saudite”, i cili thuhet se u dërguan në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018 për t’u marrë me gazetarin dhe kritikun e princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Ata iu nënshtruan trajnimit në Amerikë si pjesë e një programi të nisur nën një licencë e Departamentit të Shtetit, shkruan “WP” duke cituar cituar burime saudite dhe amerikane.

CIA njoftohet se ka paralajmëruar agjencitë e tjera qeveritare se agjentët sauditë mund të jenë stërvitur në një kompani me bazë në Arkansas.

Udhëheqësi i supozuar i grupit, Koloneli Maher Mutreb, thuhet të jetë një nga agjentët që është stërvitur në tokë amerikane.

Mutreb ka shërbyer më herët në Londër ndërsa njoftohet se u tha miqve të tij në Arabinë Saudite se ai kishte shkuar në disa programe trajnimi në SHBA gjatë dekadës së kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *