Vendosni fjalën kyçe....

Aty ku gruaja e Lotit u shndërrua në shtyllë, zbulohet shpella e kripës më e madhe në botë


Hulumtuesit izraelitë thonë se kanë zbuluar shpellën më të gjatë të kripës në botë. 10 kilometra kalime dhe dhoma brenda Malham Cave, me pamje nga Deti i Vdekur, u hartuan për më shumë se dy vjet.

Vendndodhja e shkretëtirës ku, sipas Biblës, gruaja e Lotit u shndërrua në një shtyllë kripe, është shumë pranë. Shpella është e veçantë në llojin e saj.

Kjo ndodh kur ujërat e shiut rrjedhin nëpër çarjet në sipërfaqe, duke shkrirë kripën dhe duke krijuar kanale gjysmë horizontale përgjatë rrugës që rrjedh drejt Detit të Vdekur.

Një pjesë e shpellës Malham, e cila kalon përmes malit Sodoma, ishte hartuar tashmë gjatë viteve 1980.

Dy vjet më parë Yoav Negev nga Klubi i Eksploruesve të Shpellave të Izraelit vendosi të përfundojë studimin dhe të krijoi një ekip të studiuesve dhe ekspertëve të shpellave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *